Ringjallen shpresat për negociatat me Bullgarinë, Zaev sërish përmend dhjetorin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Zoran Zaev ka shpresë të re për procesin e eurointegrimeve të vendit. Ai është optimist se në fund të dhjetorit mund të marrin datë për nisjen e bisedimeve me BE-në, gjatë presidencës sllovene.

Mirëpo, siç tha më tej kjo do të varet nga ngjarjet në Bullgari, duke shtuar se shteti bullgar zgjedhjet i ka në nëntor.

“14 nëntori është paralajmëruar data për zgjedhjet e treta parlamentare në Bullgari, duke pasur parasysh afatet e tyre kohore, 15 ditë është për të fituar mandatin. Mbetet shansi për neve si popull, si shansi i tretë, parasegjithash për popullin bullgar të formojnë Qeveri politike, që të mundemi në fund të dhjetorit, kur do të mbahet General Affairs Council, pra Këshilli i Ministrave, Këshilli i Evropës të sjellë vendim, gjatë presidencës sllovene. Nëse e mbani mend para zhgënjimit të fundit, unë pata paralajmëruar që presim për në dhjetor, sepse nuk ishte logjike që ti rrisim shpresat për shtator, tetor ose nëntor”, tha Zaev.

Gjatë kësaj periudhe Zaev tha se nuk duhet të ndërmarrin veprime shtesë, pasi sipas tij, kanë ndërmarrë dhe realizuar gjithçka çfarë është obligim i tyre, duke përpiluar edhe Marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë.

Advertisement

“Të gjithë së bashku siç shtoi mund të përqendrohemi në tezën se Bullgaria mund të sjellë vendim pozitiv dhe t’i japë gjasë zbatimit të mëtutjeshme të Marrëveshjes dhe Udhërrëfyesit”.

Kështu deklaroi kryeministri, pas kthimit nga Sllovenia, ku mori pjesë në Forumin e Bledit dhe kishte realizuar takim edhe me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev. Me të siç ka thënë ka biseduar për debllokimin e procesit e nisjes së negociatave qasëse të Shkupit dhe Tiranës me Bashkimin Evropian.

Ringjallen shpresat për negociatat me Bullgarinë, Zaev sërish përmend dhjetorin shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy