Rreth dy mijë persona janë vaksinuar me vaksinën kundër COVID-19 në Gostivar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Rreth dy mijë persona janë vaksinuar me vaksinën kundër coronavirusit në Gostivar, ndërsa te disa qytetarë tashmë aplikohet edhe doza e dytë e vaksinës.

“Deri më tani vaksinimi është bërë vaksinat AstraZenca fillimisht, dhe pastaj me Pfizer dhe Sinofarm. Deri tani është vaksinuar popullata më e moshuar e këtij rajoni duke vijuar më pas në popullatën më të re”, theksojnë nga Shtëpia e Shëndetit në Gostivar.

Ata shtojnë se disa qytetarëve u vjen udhëzimi që të vaksinohen në Tetovë për shkak se atje bëhet imunizimi masiv, dhe ka qytetarë të cilët vinë në pikën vaksinale në Gostivar dhe kjo i bën konfuz qytetarët.

Ata shtojnë se deri tani nuk ka pasur komplikime nga dy mijë personat e vaksinuar./Telegrafi/

Advertisement

Rreth dy mijë persona janë vaksinuar me vaksinën kundër COVID-19 në Gostivar shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy