Seancë e Gjykatës Kushtetuese në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjykata Kushtetuese sot duhet ta mbajë seancën e 20-të, ndërsa në rend dite janë tri nisma për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe propozimi për marrjen e vendimit për një lëndë.

Gjykatësit kushtetues do t’i shqyrtojnë nismat për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Dekretit për shpalljen e Ligjit për Prokurori Publike, të Ligjit për Prokurori Publike dhe një neni të Ligjit për mbështetjen financiare të kategorive të cenushme të qytetarëve për përballjen me krizën energjetike.

Do të debatohet edhe për vendime të kontestuara të sjella nga Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe Shërbimeve të Ujit për operatorët NP Ujësjellësi – Ohër dhe NP për Ndërtime të Ulëta Ohër – Ohër.

Në seancë duhet të merret vendim për një dispozitë kontestuese të nenit të Ligjit për ndërtim.

Advertisement

Seancë e Gjykatës Kushtetuese në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy