Shilegov: Po i bashkojmë të gjitha forcat demokratike për fitore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kandidati nga radhët e LSDM-së, Petre Shilegov në konferencë për shtyp tha se në rrethin e parë për kryetar të Bashkisë së Shkupit kanë marrë pjesë 12 kandidatë dhe secili prej tyre ka pasur vizionin e tij për zhvillimin e qyteitt. Ai tha se me shumicën prej tyre ka pasur projekte dhe mendime të ngjashme se si Shkupit duhet të vazhdojë të zhvillohet.

“Besoj se qytetarët që i mbështetën ato në rrethin e parë do ta mbështesin politikën e zhvillimin që ne tashmë katër vite po e zbatojmë”, tha Shilegov.

Ai tha se nga sot fillon procesi për mbështetjen e tij në Shkup dhe se i shtron dorë secili qytetar, secilës parti politike dhe organizatë, të cilët besojnë se Shkupi duhet të vazhdojë të zhvillohet ashtu siç e kanë nisur ato,

“Shkupi nuk guxon të kthehen prapa në kohëb e ndarjeve, miteve të rreme dhe moszhvillimit”, tha Shilegov.

Advertisement

Ai tha se duhet të vazhdohet ajo që ishte nisur bashkërisht.

“Po bashkohen të gjitha forcat demokratike. Shkupi do të rritet në një koalicion të vetëm, me qytetarët që marrin pjesë në vendimet që janë të rëndësishme”, tha Shilegov i cili shtoi se këto zgjedhje janë zgjedhjet për të ardhmen e Shkupit./Telegrafi/

Shilegov: Po i bashkojmë të gjitha forcat demokratike për fitore shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy