Shkëmbimi tregtar i Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë mbi 1 miliard euro

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, thotë se Serbia do të mbetet një partner i besueshëm i Maqedonisë dhe se vendi ynë është në dhjetë partnerët me prioritet politik dhe ekonomik.

“Ne jemi së bashku në nismën e Ballkanit të Hapur që synon të rrisë konkurrencën e ekonomive tona”, tha ajo në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin Dimitar Kovaçevski në forumin “Maqedonia 2025” në Shkup.

Dy kryeministrat theksuan se Shkupi dhe Beogradi do të investojnë së bashku në infrastrukturën hekurudhore të Korridorit 10.

Gjithashtu u tha se shkëmbimi tregtar mes dy vendeve vitin e kaluar ka kaluar një miliard euro.

Advertisement

Kovaçevski u shpreh se është biseduar për zbatimin e memorandumeve tashmë të nënshkruara, veçanërisht për rritjen e përparimit të lëvizjes së lirë ndërmjet vendeve, por edhe për vendosjen e një numri të identifikimit digjital për qytetarët e të gjitha shteteve që do të lehtësonin punësimin nga një vend në tjetrin.

Shkëmbimi tregtar i Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë mbi 1 miliard euro shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy