Shkup: City Mall dhe Cineplexx me 10 shfaqje teatrale i përfshinë fëmijët në aksion humanitar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shkup: City Mall dhe Cineplexx me 10 shfaqje teatrale i përfshinë fëmijët në aksion humanitar

“City Mall” në partneritet me Cineplex organizon çdo javë për më të rinjtë “Teatri im – Teatri i qytetit” – cikël prej 10 shfaqjesh të ndryshme teatrale për fëmijë.

Shfaqjet janë interaktive, inovatore dhe edukative, përcjellin histori të ndryshme ndërsa muzika do të jetë live. Përveç argëtimit dhe edukimit, me vizitat në “Teatri im – Teatri i Qytetit”, fëmijët përfshihen në aksionin humanitar “Nga fëmijët për fëmijët”, sepse mjetet nga biletat e shitura në fund të ciklit të shfaqjeve, do t’i dhurohen një organizate humanitare për fëmijë.

“City Mall gjithmonë ofron përmbajtje të reja dhe interesante për më të rinjtë. Këtë herë vendosëm t’u sjellim atyre një përvojë interesante teatrale, por edhe t’u mundësojmë më të vegjëlve të mësojnë dhe të përfshihen në aksionin humanitar. Interesi për ‘Teatri im-Qyteti im’ është vërtet i madh dhe premtojmë se në të ardhmen do t’u ofrojmë më të rinjve dhe prindërve të tyre përmbajtje të reja dhe interesante në qendrën e tyre tregtare të preferuar”, deklaroi menaxheri i kateringut të “City Mall”.

Shfaqjet nga “Teatri im – Teatri i qytetit” mbahen çdo javë duke filluar nga ora 11:30 në Cineplex në katin e fundit të “City Mall”, sipas të gjitha protokolleve të vlefshme për mbrojtje nga Covid-19. Çmimi i biletës është simbolik – 100 denarë, ndërsa të ardhurat janë të destinuara për qëllime humanitare.

Advertisement

Biletat mund të blihen në sportelin e Festivalit të Modës në Shkup në katin përdhesë të “City Mall”, ndërsa nga java e ardhshme biletat do të shiten në info-deskun në qendrën tregtare.

Më shumë informacion mund të gjeni në faqen e Facebook të “Skopje City Mall”.

Advertisement

 

Shkup: City Mall dhe Cineplexx me 10 shfaqje teatrale i përfshinë fëmijët në aksion humanitar shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy