Shkupi, Tirana dhe Beogradi do të nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për ballafaqim me krizën COVID-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Zoran Zaev së bashku me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrat e Shqipërisë dhe Serbisë Edi Rama dhe Ana Bërnabiq, në prani të ministrave të Shëndetësisë të tre vendeve, do të zhvillojnë sot takim koordinativ online, pas të cilit ata do të nënshkruajnë Memorandum bashkëpunimi i cili do të rregullojë marrëdhëniet midis vendeve në kushtet e krizës së shkaktuar nga Covid-19.

Kryeministri Zoran Zaev përmes video lidhjes do të jetë gjithashtu nikoqir i nënshkrimit të marrëveshjes dypalëshe midis Shqipërisë dhe Serbisë për lëvizjen e lirë të shtetasve të tyre vetëm me karta identiteti.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes vijojnë fjalime të shkurtëtra të liderëve.

Shkupi, Tirana dhe Beogradi do të nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për ballafaqim me krizën COVID-19 shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy