Nga Shtëpia e Bardhë bëjnë thirrje që Maqedonia e Veriut të fillojë negociatat për anëtarësim në BE.

Jake Sullivan, këshilltari i sigurisë kombëtare i presidentit amerikan Joe Biden, njoftoi në “Twitter” se ata po inkurajojnë vendin në rrugën e saj evropiane.

“Që nga anëtarësimi në NATO, Maqedonia e Veriut ka qenë një aleat i fortë. Ajo gjithashtu mund të japë një kontribut të rëndësishëm për BE-në.

Inkurajojmë miqtë tanë të shfrytëzojnë mundësinë për të filluar procesin e anëtarësimit në BE”, shkroi Sullivan./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Shtëpia e Bardhë: Inkurajojmë miqtë nga Maqedonia e Veriut që të fillojnë negociatat me BE-në appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";