Sot 511 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 3.622 teste për coronavirus, ndërsa 511 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej rasteve të reja në Shkup janë 247, Kumanovë – 54, Veles – 29, Koçani – 21, Manastir – 20, Tetova, Prilepi, Kavadari dhe Shtipi – nga 15, Kriva Pallanka – 10, Dellçeva – 9, Gjevgjelia – 8, Kërçova – 7, Negotina dhe Sveti Nikolla – nga 6, Vinica – 5, Ohri dhe Bogdanci – nga 4, Strumicë, Radovishi, Valandova dhe Kratovë – nga 3, Resnja dhe Demir Hisari – nga 2, Gostivari, Berova, Probishtip, Krusheva dhe Makedonksa Kamenica – nga 1.

Nga MSH informojnë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 10 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19.

Ndërsa ISHP ka regjistruar 497 pacientë të shëruar.

Advertisement

Ndryshe, me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 200.412, prej të cilëve 187.149 janë shëruar, ndërsa 7.072 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive deri sot (26 tetor) është 6.191./Telegrafi/

Sot 511 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy