Sot janë mbyllur kafenetë, bastoret, kazinotë…

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot objektet gastronomike janë të mbyllura për vizitorë. Të njëjtit mund të realizojnë porosi dhe të shërbejnë në sportel. Prej sot do të mbyllen edhe bastoret dhe kazinotë, të cilat gjithashtu mund të realizojnë punën e tyre vetëm përmes sportelit. Masat janë në fuqi deri më 20 prill.

Këto masa janë pjesë e restrikcioneve që Qeveria mori gjatë ditës së hënë, me qëllim ndalimin e përhapjes së Covid-19. Gjatë kësaj periudhe, personat që jetojnë nëpër apartamente do të kenë të drejtë që në perimetër prej 100 metrave nga adresa e tyre, të shëtisin kafshët e tyre shtëpiake.

Ndërsa që nga dita e djeshme në fuqi është edhe ora policore prej orës 20:00 deri në ora 05:00. Tashmë është ndaluar edhe puna e klubeve të fitnesit, sallave sportive, si dhe ndalesa për mbajtje të trajnimeve dhe konferencave.

Sot janë mbyllur kafenetë, bastoret, kazinotë… shkruan Struga Ekspres.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy