Sot në Kuvendin e RMV-së vazhdon debati për kandidatët për gjykatës kushtetues

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni parlamentar për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve sot do ta vazhdojë debatin për propozimin që prokurori publik Ljubomir Joveski të jetë gjyqtar kushtetues. Joveski për gjyqtar kushtetues është propozim i partive në pushtet.

Ditëve të fundit anëtarët e këtij Komisioni kanë mbështetur për kandidatët Tatjana Vasiq Bozaxhieva, e cila punon në Ministrinë e Drejtësisë si këshilltare shtetërore për legjislacion civil dhe gjyqtarit civil në Gjykatën e Apelit në Shkup, Fatmir Skenderi.

Filtrin e komisionit nuk e kanë kaluar kandidatët Savo Klimovski, profesori universitar Todor Vitlarovi, i punësuar në Prokurorinë e Lartë Publike në Shtip, gjyqtari në pension Branko Sekullovski, Voislav Dimovski, së fundmi prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike në Ohër dhe gjyqtarja e Gjykatës Administrative, Vesna Jovanovska. Deri më tani është refuzuar edhe kandidatura e profesoreshës universitare Rodna Zhivkovska, e cila është propozuar nga opozita.

Gjykata Kushtetuese ka më shumë se një vit që punon me një përbërje jo të plotë. Nga nëntë anëtarët e paraparë, katërve u ka përfunduar mandati.

Advertisement

Sot në Kuvendin e RMV-së vazhdon debati për kandidatët për gjykatës kushtetues shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy