Sot takohen drejtorët politik të NATO-s në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

 

Minsitria e Punëve të Jashtme bëri të ditur se më 28 dhe 29 prill 2022, në Shkup do të mbahet takim i Drejtorëve për çështje politiko- të sigurisë të Ministrive Federale të Punëve të Jashtme të NATO-s.

Takimi do të drejtohet nga Ndihmës Sekretarja e Përgjithshme e NATO-s për Çështjet Politike dhe Politikën e Sigurisë, Betina Kadenbach, kurse takim do të marrin pjesë edhe zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian.

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas anëtarësimit të vendit në NATO, për herë të parë është nikoqire e një manifestimi të tillë, në të cilin marrin pjesë mysafirë të lartë nga të gjitha vendet aleate.

Advertisement

“Mbajtja e takimit të drejtorëve për çështje politiko-sigurie të Ministrive Federale të Punëve të Jashtme të NATO-s në Shkup, është edhe një tjetër dëshmi për rëndësinë strategjike të rajonit të Aleancës Veriatlantike”, thuhet në komunikatën e MPJ-së./Telegrafi/

 

Sot takohen drejtorët politik të NATO-s në Shkup shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy