Sektori për Punë të Brendshme – Kumanovë, ka njoftuar se një motoçiklist nga fshati Llopat i Kumanovës doli nga rruga në autostradën Tabanocë-Kumanovë dhe vdiq në vendin e aksidentit.

“Rreth orës 02:10 pas mesnate në SPB Kumanovë është raportuar se në autostradën Tabanoc-Kumanovë, tridhjetë e katër vjeçari V.S. nga fshati Llopat, Kumanovë, duke drejtuar një motoçikletë “Honda” me targa të Kumanovës, ka dalë nga rruga. V.S. ka vdekur në vendin e aksidentit nga lëndimet e marra, ndërsa vdekjen e ka konfirmuar një mjek nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore”, informoi policia.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar në mjekësinë ligjore për autopsi. Ekspertizë ka kryer një ekip i policisë së Kumanovës.

The post SPB Kumanovë: Doli nga rruga, ndërroi jetë motoçiklisti 34 vjeçar nga fshati Llopat appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";