SPB Tetovë kontrollon automjetet që kryejnë transport publik në Tetovë dhe Gostivar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

 

Siç njoftojnë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, dje nga ora 06:00 deri në ora 10:00, në 7 lokacione në Tetovë dhe Gostivar është kryer edhe një tjetër aksion kontrolli i automjeteve që kryejnë transport publik të nxënësve.

“Gjatë kontrollit janë konstatuar dhe sanksionuar ligjërisht gjithsej 16 shkelje (GV). Dy automjete nuk kishin dokumentet e nevojshme për transportin publik dhe pronarët e tyre do të përballen me parashtresa sipas nenit 284-A të Kodit Penal, në 3 automjete janë konstatuar mbingarkesë, dy drejtuesit e mjeteve nuk kishin certifikata mjekësore dhe gjatë drejtimit kanë biseduar në celular dhe një drejtues mjeti nuk ka përdorur rripin e sigurimit, ka kaluar në semafor të kuq dhe nuk ka ulur shpejtësinë para kryqëzimit”, thuhet në rraportin e policisë.

Gjithashtu, nga MPN shtojnë se 4 persona në automjete nuk kanë pasur maska mbrojtëse të fytyrës, përkatësisht nuk kanë respektuar masat dhe rekomandimet e qeverisë për mbrojtje nga përhapja e “covid-19”.

Advertisement

“Në Tetovë, ndërkaq, gjatë ditës së djeshme me intensitet të lartë kanë vazhduar aktivitetet për rend dhe siguri më të madhe me parkim në qytet. Në kuadër të të cilit janë sanksionuar gjithsej 16 automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme, përkatësisht të parkuara gabimisht, 4 drejtues mjetesh pa kaluar provimin për patentë shofer dhe lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/

SPB Tetovë kontrollon automjetet që kryejnë transport publik në Tetovë dhe Gostivar shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy