Studimi i magjistër Fluturim Bajrami: Në Strugë për 20 vjet ka 2045 nxënës më pak

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot, në ambientet e fakultetit Filozofik-programi studimor Sociologji, para komisonit: Prof.dr. Ibish Kadriu – kryetar komisioni, Prof. dr. Qani Nesimi – anëtar dhe Prof. dr. Abdylnaser Sinani – mentor, bëra prezantimin e temës së magjistraturës me titull: Ndikimi i emigracionit në uljen e numrit të nxënësve në shkollat e Strugës. Nga informacionet e mara në teren , nga disa shkolla fillore komunale për numrin e nxënësve , si pëfundim, mund të konstatojmë që numri i nxënësve në këto shkolla, për një periudhë kohore diku njëzet vjeçare, ka pësuar një rënie drastike edhe atë diku 2045 nxënës. Ky numër, vjen si rezultat i natalitetit dhe emigracionit. Si pasojë të emigracionit, sugjerohet që institucionet e vendit, në radhë të parë qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me vetqeverisjet lokale, respektivisht komunat të krijojë:
1. Politika dhe strategji të qëndrueshme për rritjen e vendeve të punës për të rinjtë;
2. Ndryshimi i politikave ekonomike,ngjajshëm me ato të vendeve të zhvilluara
3. Menaxhimi efikas i tatimeve të qytetarëve ku orientimi i tyre do të ishte në ndërtimin e infrastrukturës
4. Krijimi i kushteve më të volitshme për investime të kapitalit nga jashtë
5. Lehtësim të barrierave fiskale, zhdukjen e burokracisë
6. Ndryshim të politikave arsimore, duke investuar në krijimin e kuadrove profesionale dhe të aftë për të ju përgjigjur kërkesave aktuale të tregut
7. Depolitizimi i administratës dhe respektimi i meritokracisë profesionale
8. Të eliminohet tërësisht politika e diskriminimit mbi të gjitha segmenetet jetësore;
9. Përfshirje dhe ndikim më të madhë të të rinjve në jetën shoqërore;
10. Rritja e rrogave në administratën shtetërore dhe në sektorin privat.
11. Respetkimi i të drejtave të punëtorit , veçanërishtë në sektorin privat.
12.Transport i garantuar publik, veçanërisht linjat fshat-qytet dhe anasjelltas.
Fluturim Bajrami-magjistër

Studimi i magjistër Fluturim Bajrami: Në Strugë për 20 vjet ka 2045 nxënës më pak shkruan Struga Ekspres.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy