Trajanov: OBRM-PDUKM i ka dërguar sinjale diasporës për bojkot të regjistrimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Rreth 90 përqind nga 132.269 qytetarët të cilët nuk janë regjistruar si rezidentë, që është 7.3 për qind nga numri i përgjithshëm prej 1.836.713 të regjistruar, janë maqedonas etnik, tha lideri i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov.

Ai për “Fokus” i është referuar fillimit të miratimit të Ligjit për Regjistrim, kur OBRM-PDUKM kontestoi metodologjinë dhe kërkoi shtyrjen e operacionit statistikor.

Trajanov thotë se OBRM-PDUKM-ja i ka dërguar sinjale diasporës që të mos regjistrohet dhe se partia e tij ka pasur informacione se shumë qytetarë nuk e kanë bërë këtë sipas udhëzimeve të partisë së tyre.

Zyrtarisht vetëm “E majta” ishte për bojkotimin e regjistrimit, ndërsa OBRM-PDUKM zyrtarisht nuk bëri thirrje për bojkot, por sipas Trajanovit, OBRM-PDUKM-ja u ka dërguar sinjale anëtarëve, veçanërisht diasporës që të mos regjistrohen./Telegrafi/

Advertisement

Trajanov: OBRM-PDUKM i ka dërguar sinjale diasporës për bojkot të regjistrimit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy