
Ende nuk ka përgjigje zyrtare nga Bullgaria për ti garantuar Maqedonisë se do t’i njihet identiteti dhe gjuha maqedonase si të veçanta dhe të pakontestueshme, njoftoi zëvendës ministrja për çështje evropiane, Viktoria Trajkova.
Sipas saj, edhe pse janë në pritje, marrëveshja e propozuar nga kryeministri Mickoski për një rezolutë të përbashkët në Parlamentin Evropian për Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë mund të arrihet gjatë vjeshtës, pas pushimeve.
“Ende nuk kemi marrë përgjigje nga ana e tyre, por sipas meje, ajo që duhet bërë është të ecim përpara në shekullin e 21-të dhe të mos merremi më me tema të tilla. Pres që të mendojnë mirë, sepse mendoj se marrëdhëniet e mira fqinjësore mund të ndërtohen vetëm me takime të arsyeshme, biseda dhe atëherë, jo me deklarata politike ku marketingu politik është në vend të parë.”, u shpreh zëvendës ministrja për çështje evropiane, Viktoria Trajkova.
Ndryshe, kryeministri Mickoski tha se Bullgaria nuk dëshiron futjen e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë, por sipas tij po bën propagandë për asimilim.
The post Trajkova: Ende nuk kemi garancion nga Bullgaria se Maqedonisë do t’i njihet identiteti dhe gjuha si kritere të pakontestueshme appeared first on Telegrafi.