Turqit në Maqedoni kontestojnë rezultatet e regjistrimit të popullsisë, ankohen tek ESHS

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Këshilli Koordinues Kombëtar për Regjistrimin e Popullit Turk në Maqedoninë e Veriut, që përfshin OJQ-të turke, subjektet politike të komunitetit turk, intelektualë të shquar turq, profesorë universiteti dhe figura të tjera me ndikim, kanë dorëzuar sot një ankesë për shifrat e Regjistrimit të popullsisë të vitit 2021. Sipas tyre, regjistrimi nuk përfaqëson pasqyrën e vërtetë të popullit turk në vend dhe shifrat dhe përqindjet janë të nënvlerësuara.

Sot kemi dorëzuar një ankesë me fakte dhe argumente, se i gjithë regjistrimi është bërë në kundërshtim me dispozitat kushtetuese dhe ligjore, janë shkelur edhe shumë të drejta të parashikuara në kushtetutën e RMV-së. Siç theksuam me 30 mars 2022 shifrat dhe përqindjet e publikuara për turqit në regjistrim i shënojmë si joreale dhe informojmë publikun se nuk e njohim rezultatin dhe nuk e pranojmë. Kërkojmë nga ESSH që të anulojë rezultatet e regjistrimit dhe ti shpall të pavlefshme”.

Erdogan Saraç nga Lëvizja Kombëtare Turke thotë se të dhënat e tyre nga terreni flasin se turqit përbëjnë rreth 7% të popullsisë së përgjithshme në vend.

“Ne prisnim që regjistrimi i popullsisë do të jetë operacion statistikor por për fat të keq e pamë që bëhet fjalë për operacion politik. Ne kishim një deklaratë më 30 mars, ku thamë se nëse përqindja del më e vogël se 7% nuk do t’i pranojmë rezultatet, sepse numrat janë ndryshe në terren në krahasim me ato të ESHS-së”

Advertisement

Ndërkohë deputeti i etnisë turke në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, Bejxhan Iljaz thotë se vërejtjet nga Ankaraja zyrtare janë të pritshme dhe të arsyetuara, edhe pse Turqia është vend mik.

“Është shumë normale që të ketë reagime edhe nga Turqia si shtet amë. Republika e Turqisë në këtë rast por edhe në të kaluarën është dëshmuar si një mik shumë i mirë dhe i afërt i vendit tonë. Por nuk kishte reagime vetëm nga Turqia por edhe nga rajoni ku edhe ata theksuan se ka dallim të madh mes pasqyrës reale dhe rezultateve të shpallura”.

Sipas të dhënave të Regjistrimit të popullsisë, turqit përbëjnë 3.86% të popullsisë rezidente dhe 4.78% të diasporës. Gjithsej 83.443 shtetas janë deklaruar si turq, ndërsa përqindja e tyre në popullsinë e përgjithshme, rezidente dhe diasporë, është 3.985.

Turqit në Maqedoni kontestojnë rezultatet e regjistrimit të popullsisë, ankohen tek ESHS shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy