Varianti i ri i virusit arrin kulmin pas dy javësh në Maqedoni, nga KSI-ja thonë se nuk ka vend për panik

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Për dy javë do të arrij piku i valës së re të koronavirusit. Nga Komisioni për Sëmundje Infektive (KSI) thonë se nuk ka vend për panik, madje mendojnë për zbutjen e masave edhe më tej. Kreu i këtij Komisioni, Aleksandër Petliçkovski tha se 80% e rasteve muajin e fundit janë atribut i varianti BA.5 të Omicron, i cili shumë më lehtë përhapet, por ka simptoma të lehta dhe të pa rrezikshme.

“Duket se ka rritje të madhe të rasteve të reja, por pak nga ata pozitivët në përqindje të vogël përfundojnë në spital edhe më rrallë me pasqyrë të rëndë klinike. Kjo do të thotë se presioni ndaj sistemit shëndetësor deri më tani nuk është i lartë, por presim pas disa javësh të ketë rritje edhe më tepër të rasteve ku do ti afrohemi pikut të kësaj vale. Me rritjen rasteve, ka mundësi numër i lartë i tyre të përfundojnë në spital”, deklaroi Aleksandar Petliçkovski, kryetar i KSI-së.

Nga Komisioni për sëmundje infektive janë duke shqyrtuar mundësinë për të hequr karantinimin e të diagnostikuarve pozitiv, të cilët janë pa simptoma. Aktualisht vlen masa e vetë izolimit prej 7 ditësh, për ata që kanë simptome, ndërsa nuk testohen personat e kontaktit. Të premten do të KSI do të vendosë nëse do e ulin në 5 ditë. Ai bën thirrje për kujdes për kategorinë e qytetarëve me shëndete të dobësuar.

“Tash rekomandojmë bartje të maskave, distancë dhe higjienë personale, rinovimin e imunitetit me vaksinim posaçërisht për kategoritë e rrezikuara, siç janë: të moshuarit, personat me sëmundje tjera, shtatzënat, ata që janë më të ekspozuar, punonjësit shëndetësor e të tjerë, rekomandohet marrja e boost-er dozave ata që nuk i kanë marr të 3 dhe të 4 dhe sigurisht kujdes për higjienën personale”, tha Aleksandar Petliçkovski, kryetar i KSI-së.

Advertisement

Thirrjes për vaksinim deri më tani po i përgjigjen vetëm të vaksinuarit. Gjatë muajit korrik, prej se kur nisi të jepet doza e katër, mbi 5 mijë qytetarë kanë rinovuar imunitetin e tyre me booster-in e dytë. Me dozën e tretë janë rreth 700 persona të vaksinuar, ndërsa numri i të vaksinuarve me dozën e parë dhe të dytë në muajin korrik është dukshëm më i ulët. Por kanë filluar të rimbushen qendrat e testimit. Gjatë javës që lamë pas në 10 mijë PCR teste të bëra janë evidentuar 55% raste pozitive, ku prej 4,300 të diagnostikuarve me virusin korona rreth 200 janë duke u trajtuar në kurim spitalor në të gjithë vendin./Alsat/

Varianti i ri i virusit arrin kulmin pas dy javësh në Maqedoni, nga KSI-ja thonë se nuk ka vend për panik shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy