Vetëm dje policia e Maqedonisë shqiptoi 361 gjoba për tejkalim shpejtësie

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjatë ditës së djeshme, Ministria e Punëve të Brendshme vazhdoi me aksionin e përforcuar në gjithë territorin e vendit për të gjobitur shoferët që tejkalojnë shpejtësinë.

Gjatë aksionit janë gjobitur 361 shoferë, ndërsa prej tyre, 31 automjete kanë lëvizur me mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, dhe 3 automjete janë lëvizur me mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.

Nga gjithsej 361 gjoba të shqiptuara, 159 shoferë tejkaluan shpejtësinë në vendbanim dhe 202 në autostradë.

Nga MPB shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

Advertisement

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/

Vetëm dje policia e Maqedonisë shqiptoi 361 gjoba për tejkalim shpejtësie shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy