Nga ky shtator, Medreseja “Isa Beu” do të jetë zyrtarisht si shkollë e mesme e barabartë në sistemin arsimor të Maqedonisë së Veriut, pas më shumë se 40 vjetësh funksionimi jashtë kornizës ligjore, kështu sqarojnë nga koalicioni VLEN.

Shtojnë se vendimi i Qeverisë për miratimin e Propozim Ligjit është rezultat i përkushtimit të VLEN-it për zgjidhje ligjore e jo politika ditore.

“Ky hap i vonuar do t’i japë fund diskriminimit institucional dhe do t’u hapë rrugë të rinjve për të vazhduar studimet me diploma të njohura zyrtarisht.

Nga takimet me përfaqësuesit e Medresesë dhe BFI-së, është theksuar entuziazmi dhe falënderimi për këtë vendim, i cili ka rikthyer besimin dhe interesimin për regjistrim në këtë institucion arsimor.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sa për dijeni, Ligji për shkollat fetare është hartuar në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, i cili u jep të drejtë bashkësive fetare të themelojnë shkolla. Është reflektuar dhe çdo sugjerim i mëparshëm institucional nga ministritë përkatëse, në një proces të hapur dhe profesional.

VLEN siguron përkushtimin për ta çuar deri në fund këtë proces, me miratimin e ligjit në Kuvend dhe zbatimin e tij që nga ky vit shkollor.

Për VLEN-in, pushteti është amanet dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve. Prandaj, do të vazhdojmë të jemi zë i barazisë dhe garant i të drejtave për çdo institucion që i përket trashëgimisë dhe identitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

The post VLEN: Pas më shumë se 40 vjetësh, medreseja do të funksionojë si shkollë e barabartë me të tjerat në sistemin arsimor në RMV appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";