Xhaferi: Ideja nuk është që Kuvendi plotësisht të punojë online, por të kyçen vetëm deputetët që janë në izolim

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, sot deklaroi se opozita ka qenë me kohë e njoftuar për propozimin që Kuvendi të punojë online në kushte të pandemisë dhe izolimit të deputetëve.

Megjithatë, ai theksoi se ideja nuk është që Kuvendi plotësisht të punojë online, por të kyçen vetëm deputetët që janë të infektuar me COVID-19 dhe në izolim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Thirrja e deputetëve të opozitës është që të jenë të kyçur në punën e Kuvendit. Me kohë janë njoftuar për të gjitha idetë. Tre muaj flasim për këtë. Propozimi nuk është që Kuvendi plotësisht të punojë online”, tha Xhaferi për AIM.

Sipas tij, që të ketë marrëveshje për Kuvend funksional, duhet të ketë vullnet politik.

Advertisement

Ai tha se kjo është situatë specifike dhe nuk duhet të përdoret për qëllime tjera.

Xhaferi tha se plotësimi i Rregullores së Kuvendit mund të bëhet edhe pa mbështetje të opozitës, pasi sipas tij, është nevoja për këtë gjë./Telegrafi/

Xhaferi: Ideja nuk është që Kuvendi plotësisht të punojë online, por të kyçen vetëm deputetët që janë në izolim shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy