Xhaferi në Asamblenë e 143-të të Unionit ndërparlamentar në Madrit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Delegacion i Kuvendit i kryesuar nga kryetari Talat Xhaferi do të marrë pjesë në Kuvendin e 143-të të Unionit Ndërparlamentar (UNP), i cili do të mbahet prej sot deri më 29 nëntor të vitit 2021 në Madrid, Spanjë.

Në përbërje të delegacionit janë deputetë, anëtarë të Delegacionit në UNP: Dime Velkovski, Nikolla Micevski, Eli Panova, Arbër Ademi dhe Skender Rexhepi.

Siç kumtoi pres shërbimi kuvendor, në Asamblenë e 143-të të UNP-së pritet të marrin pjesë rreth 1100 përfaqësues nga mbi 120 shtete anëtare të Unionit, si dhe më shumë se 40 kryetarë parlamentesh.

“Tema kryesore e diskutimit në Asamblenë e 143-të të UNP-së është “Sfidat bashkëkohore për demokracinë – tejkalimi i ndarjes dhe ndërtimi i bashkësisë”. Komisionet e UNp-së do të diskutojnë një sërë çështjesh brenda kompetencave të tyre, duke përfshirë: rishikimin dhe ripërcaktimin e qasjes ndaj proceseve të paqes me qëllim promovimin e paqes së qëndrueshme; përdorimi i teknologjive të informacionit dhe komunikimit si katalizator për sektorin e arsimit, veçanërisht në kohë pandemie; legjislacioni në mbarë botën për të luftuar shfrytëzimin seksual dhe abuzimin e fëmijëve në internet; Fushata globale e vaksinimit për t’i dhënë fund pandemisë Kovid-19: mësime nga OBSH dhe OBT dhe të ngjashme”, theksojnë nga Kuvendi.

Advertisement

Në kuadër të Asamblesë së 143-të të UNP-së, seanca do të mbajnë “Forumi i grave deputete” dhe “Forumi i deputetëve të rinj”.

Ky është Asambleja e parë e UNp-së që nga fillimi i pandemisë, e cila mbahet me praninë fizike të pjesëmarrësve, me masa dhe protokolle gjithëpërfshirëse shëndetësore.

Xhaferi në Asamblenë e 143-të të Unionit ndërparlamentar në Madrit shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy