Xhaferi: Ukraina do të merr ndihmë financiare dhe nëse është e nevojshme edhe ushtarake

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, pas kthimit nga vizita në Kiev dhe takimit me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, tha sot në legjislativ se Ukraina do të marrë lloje të ndryshme të ndihmës nga Maqedonia, varësisht nga nevojat që do të përcaktohen më vonë madje nëse është e nevojshme dhe ndihmë ushtarake.

“Angazhim i përgjithshëm i shtetit është të mbështesë Ukrainën dhe popullin ukrainas. Kështu që unë shkova për të dhënë mbështetje personale që vendi të rimarrë kontrollin e të gjithë territorit. Kjo mbështetje është e rëndësishme, ndoshta në aspektin financiar, material dhe sanitar, në varësi të asaj që do të kërkojë Ukraina. Sigurisht që mund të jetë edhe ushtarak. Obligimet do të dalin nga nevojat që do të shprehen dhe ne si Kuvend duhet t’i përcaktojmë krimet që janë bërë aty dhe do të jemi në koordinim me palët tjera të interesit për të inicuar një rezolutë të tillë, tha Xhaferi.

Ai u shpreh se ka informuar kryeministrin dhe presidentin për udhëtimin e tij në Kiev dhe ka shprehur edhe përshtypjet e tij.

“Zona në të cilën ne lëviznim ishte jashtë aksionit ushtarak dhe synimi ishte që të shiheshin pasojat në vend. Momenti pozitiv ishte se njerëzit janë të vetëdijshëm se çfarë po ndodh me ta dhe të aftët shkojnë në punë, toka është e kultivuar dhe përshtypja është se morali i qytetarëve dhe i institucioneve është në nivel të lartë”, përfundoi Xhaferi.

Advertisement

Xhaferi: Ukraina do të merr ndihmë financiare dhe nëse është e nevojshme edhe ushtarake shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy