Zaev: Secili i mbijetuar ka tregimin e tij për aksidentin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zaev: Secili i mbijetuar ka tregimin e tij për aksidentin

Kryeministri Zoran Zaev është nisur herët në mëngjes për në vendin e tragjedisë së tmerrshme në Bullgari, për të vizituar të mbijetuarit e aksidentit të autobusit që ndodhi mbrëmë në autostradën “Struma” ku humbën jetën 46 udhëtarë dhe 7 u lënduan.

Zaev për “Fokus” ka konfirmuar se në spital është takuar me të shtatë të mbijetuarit e aksidentit dhe ka biseduar me secilin veç e veç.

“I pashë të shtatë të mbijetuarit. Secili prej tyre ka pikëpamjen e tij për aksidentin, që është logjike, por megjithatë duhet pritur hetimi që të mos dalin spekulimet, gjë që është veçanërisht e papranueshme në këto momente trishtuese për familjet e të ndjerëve”, tha Zaev.

Bashkë me të në vendin e tragjedisë së tmerrshme kanë shkuar edhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dhe ai i Punëve të Jashtme Bujar Osmani.

Advertisement

Në aksidentin tragjik në Bullgari jetën kanë humbur të paktën 45 persona./Telegrafi/


Tragjedia e autobusit në Bullgari, të gjitha detajet që dihen deri tani

Advertisement

Zaev: Secili i mbijetuar ka tregimin e tij për aksidentin shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy