Ziberi: Qeveria të vazhdojë afatin për regjistrimin e personave pa dokumente

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në zbatimin e ligjit për personat e paregjistruar në Librat Amë janë evidentuar probleme të shumta, si: vetëdija e pamjaftueshme e këtyre personave për mënyrën e paraqitjes së kërkesës në administratë për mbajtjen e regjistrave, trajnimi dhe kapaciteti i pamjaftueshëm i personave të autorizuar për pranimin dhe procedimin e kërkesave të tilla, por edhe pamundësinë praktike për shfrytëzimin, gjegjësisht gëzimin e të drejtave të garantuara me këtë ligj, theksoi sot Avokati i Popullit Naser Ziberi në një deklaratë për media.

Ai konstatoi shkelje të të drejtave të këtyre personave për shkak të zbatimit jo konsistent të Ligjit për personat e paregjistruar.

Ziberi i rekomandon Qeverisë që të marrë masa, të vazhdojë afatin e vlefshmërisë së Ligjit për personat e paregjistruar në Librat Amë, së paku për një vit.

Ziberi pret që Qeveria ta shqyrtojë informacionin në një seancë urgjente që sa më parë të merren masa dhe të nxjerr konkluzionet e duhura në pajtim me rekomandimet e dhëna./Telegrafi/

Advertisement

Ziberi: Qeveria të vazhdojë afatin për regjistrimin e personave pa dokumente shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy