Mediat ndërkombëtare jehonë Green Coast Resort & Residences si pjesë e platformës së shkëmbimit të pushimeve Interval International

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mediat ndërkombëtare jehonë Green Coast Resort & Residences si pjesë e platformës së shkëmbimit të pushimeve Interval International

Sot, të blesh një vilë në Green Coast Resort & Residences, të mundëson pushime falas në 3200 resorte, në destinacionet më interesante nëpër botë.

Interval International ka promovuar me entuziazëm përfshirjen e Green Coast Resort & Residences në një prej dy platformave më të mëdha në botë të shkëmbimit të pushimeve.

Lider në industrinë e turizmit, Interval International përfshihen një rrjet prej 3200 resortesh e hotelesh në më shumë se 80 shtete të botës. Bashkëpunimi me këtë kompani i ofron anëtarëve të saj mundësinë unike të shkëmbimit të pushimeve me njëri-tjetrin duke përfituar eksperienca të jashtëzakonshme. 

Green Coast Resort & Residences është tashmë anëtar i kësaj platforme gjigande dhe për rrjedhojë të gjithë klientët e tij gëzojnë të drejtën e shkëmbimit të pushimeve në resortet, anëtarë të kësaj platforme, si dhe shumë mundësi dhe oferta ekskluzive që nuk mund të gjenden askund tjetër. Në Green Coast duket se pushimet po bëhen gjithnjë e më çlodhëse, por dhe më argëtuese, eksploruese dhe dinamike.

Advertisement

Më 1 mars 2021, Interval International, publikoi në Florida, SHBA, një deklaratë për shtyp për të njoftuar mediat dhe publikun mbi anëtarësimin zyrtar të Green Coast Resort & Residences në platformën prestigjioze të pushimeve. Në deklaratë, Darren Ettridge, zv. President për shitjet dhe zhvillimin e biznesit në Europë, Lindje e Mesme, Afrikë e Azi, theksoi se “Grupi [BALFIN] ka bërë një investim të rëndësishëm në këtë projekt madhështor, i cili ndodhet në një destinacion të ri turistik dhe është tepër ftues për blerësit e rafinuar. Ne jemi të lumtur ta mirëpresim Green Coast Resort & Residences në rrjetin e Interval”.

Deklarata e përcjellë nga më shumë se 100 media online, vë në dukje se “Me pamje spektakolare të rivierës shqiptare, resorti është konceptuar me vila me një, dy, tre apo katër dhoma gjumi, me hapësira të mëdha për jetesë komode, me kuzhina plotësisht funksionale, pishina private, veranda dhe kopshte të bollshme. Vilat kanë ngjyra harmonike, mobilim miqësor, tualete me pajisje moderne dhe pamje panoramike të detit dhe të malit. Shëtitorja buzë detit përmban bare dhe restorante, supermarket dhe një qendër sportive, e cila ofron një numër të madh sportesh të ujit dhe ajrit, e shumë të tjera”.

  Si rrjedhojë e një historiku të pasur të Grupit BALFIN në zhvillimin e projekteve inovative dhe të cilësisë më të lartë, u bë e mundur përfshirja e Green Coast në platformën globale të Interval International. Green Coast Resort & Residences ështe një realitet i prekshëm, i ndërtuar duke respektuar plotësisht ekosistemin, kulturën, trashëgiminë dhe historinë e Palasës. Anëtarësimi i tij në platformën e Interval International u ofron një mundësi unike klientëve të Green Coast për shkëmbime pushimesh në të gjithë botën, si dhe përfitime nga programe të tjera.

Advertisement

Tashmë, çdo pronar ose bashkëpronar në Green Coast mund të shkëmbejë për pushime vilën e tij me rezidenca të anëtarëve të tjerë të kësaj platforme; një mundësi fantastike për të vizituar dhe eksploruar mijëra destinacione në gjithë botën. E njëjta gjë vlen edhe për pushuesit e huaj të këtyre resorteve, që do të zgjedhin vijnë e të pushojnë në Green Coast Resort & Residences.

Deklarata për shtyp u përcoll gjerësisht nga mediat amerikane e më gjerë dhe u komunikua në disa gjuhë si spanjisht, portugalisht, polonisht, rumanisht, gjermanisht si dhe në gjuhën çeke dhe shqip për mediat shqiptare. Ndër mediat më prestigjioze mund të përmenden Yahoo Finance, Business Insider, Associated Press AP, Finanzen.at, apo Market Screener.

Kujtojmë se përmes kësaj platforme, banorët e Green Coast Resort & Residences kanë mundësinë unike, për të shkëmbyer një ose më shumë javë, shtëpinë e tyre, me anëtarë të tjerë të platformës, që ofrojnë rezidencat e tyre në destinacionet më të famshme të botës për pushime në të gjitha stinët si: Bali, Aruba, Kaliforni, Miami, Buenos Aires, Cancun, Hawaii, Costa del Sol e shumë stacione të tjera në shëtitjen tuaj rreth botës. Të gjitha destinacionet që përfshijnë hotele dhe rezidenca me pamje të paçmueshme mund të eksplorohen në www.intervalworld.com  .

Advertisement

Për më shumë informacion, kontaktoni: [email protected] / +355698014999

Deklarata në media ndërkombëtare online:

Yahoo Finance

Businessinsider.com

Advertisement

Associated Press AP

Market Screener

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy