15 vjetori i laboratorit gjerman/ Veliaj dhe Steinmeier vizitë në gjimnazin “Sami Frashëri”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
15 vjetori i laboratorit gjerman/ Veliaj dhe  Steinmeier vizitë në gjimnazin “Sami Frashëri”

Presidenti i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizituan pasditen e sotme ambientet e gjimnazit “Sami Frashëri”, me rastin e 15 vjetorit të laboratorit të gjuhës gjermane.

 

Drejtoresha e shkollës “Sami Frashëri” i dhuroi Presidentit gjerman një certifikatë mirënjohjeje për bashkëpunimin në projektin gjerman që gjimnazi ofron.

 

Advertisement

Gjithashtu kryebashkiaku Veliaj dhe Presidenti gjerman panë nga afër ekspozitën e realizuar nga nxënësit “Shkolla në kohën e Komunizmit”.

 

Gjatë vizitës së tij Presidenti i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier shoqërohej edhe nga përfaqësues të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (Ryco) si dhe përfaqësues të GIZ Albania.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy