24 vite nga “14 shtatori”/ Sali Berisha tentoi një grusht shteti gjatë ceremonisë mortore të Azem Hajdarit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
24 vite nga “14 shtatori”/ Sali Berisha tentoi një grusht shteti gjatë ceremonisë mortore të Azem Hajdarit

24 vjet më parë, shteti shqiptar u përball me një nga momentet më të rënda.

Dy ditë pas vrasjes së liderit të dhjetorit Azem Hajdari, ceremonia mortore e zhvilluar në 14 shtator 1998u kthye nga mbështetësit e partisë Demokratike në një sulm ndaj Kryeministrisë dhe institucioneve të tjera; aksion që kishte elementet e një grushti shteti.

 

Rreth orës 11.30, kortezhi u nis nga sheshi “Skëndërbej”, por kur mbërriti pranë Kryeministrisë, nisi sulmi i armatosur ndaj godinës së qeverisë.

Advertisement

 

Më pas, sikurse raporton Vizion Plus, grupet e armatosura morën disa institucione, si Ministrinë e Financave, selinë e Kryesisë së kuvendit e gjykatën Kushtetuese.

 

Në këtë situatë, ministri i Rendit urdhëroi daljen nga Garda  te  tankeve dhe autoblindave, por protestuesit rrëmbyen 3 tanke dhe një autoblind.

Advertisement

 

Protestuesit, shkruan Vizion Plus,  pushtuan më pas Televizionin Publik, të cilin e mbajtën në kontroll deri pasdite.

 

Deri në orën 16.00, Tirana ishte në kaos, derisa forcat e policisë nisën të rivendosnin rendin.

Advertisement

 

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Mariza Lino, doli me një deklaratë të fortë kundër opozitës, duke theksuar se vdekja e Azem Hajdarit nuk duhej të shfrytëzohej politikisht.

 

Departamenti Amerikan i Shtetit dënoi grushtin e shtetit dhe deklaroi se nuk njeh asnjë pushtet që del nga dhuna.

Advertisement

 

Pas këtyre mesazheve, shton Vizion Plus, në orën 19.00 policia arriti të rimerrte televizionin publik dhe 30 minuta më vonë protesta e armatosur kishte marrë fund.

 

FATOS NANO

Advertisement

Ne nuk negociojmë me terroristë.

 

 

Një ditë pas kësaj ngjarjeje të rëndë, kryetari i PD, Sali Berisha, deklaronte para mediave ndërkombëtare se çfarëdo që të ndodhte, nuk do të largohej nga Shqipëria

Advertisement

 

 

SALI BERISHA

Unë do të jem gjithmonë në këtë vend, i gjallë a i vdekur në shtëpinë time apo gjetkë, kjo është parajsa për Sali Berishën dhe nuk do ta lë kurrë.

Advertisement

 

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy