
Presidenti i Serbisë Vuçiç ka njoftuar planin e parë në botë për trë paguar qytetarët që të vaksinohen kundër Covid-19.
Qeveria pritet të paguajë çdo person që bën vaksinën para fundit të majit me 3 mijë dinarë (30 dollarë) në një përpjekje për të nxitur vaksinimin.
Masa u zbulua nga presidenti Vuçiç të mërkurën pasi numri i vaksinimeve të vendit u bllokua për shkak të pjesëmarrjes së dobët.
Serbia ka vaksinuar deri tani 1.3 milion nga 7 milionë banorët e saj.
Qeveria shpreson që duke ofruar para, të mund të dyfishojë numrin e të vaksinuarve brenda muajit.
Krahas zbulimit të masës së re, kreu i shtetit serb paralajmëroi se individëve që nuk kanë pranuar të bëjnë vaksinën kundër Covid-19, do u mohohej pushimi i paguar i sëmundjes nëse do infektoheshin.