4 viktimat e 21 janarit/ Rama zhvillon homazhe në Bulevard, Spiropali: Kërkojmë hapjen e dosjes nga drejtësia e re

Pinterest LinkedIn Tumblr +
4 viktimat e 21 janarit/ Rama zhvillon homazhe në Bulevard, Spiropali: Kërkojmë hapjen e dosjes nga drejtësia e re

Kryeministri Edi Rama, ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin Elisa Spiropali dhe familjarë të 4 viktimave të 21 jannarit kanë zhvilluar homazhe në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

 

Ata kanë vendosur lule në vendin ku mbetën të vrarë Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.

 

Advertisement

Ministrja Spiropali në një dalje për mediat, kërkoi nga drejtësia e re rihapjen e dosjes ndërsa shton se vrasja e 4 dëshmorëve nuk ishte aksidentale, por shtetërore.

 

Spiropali tha se PS është e vendosuur për drejtësi dhe zbardhjen sa më parë të ngjarjes.

 

Advertisement

E dinë të gjithë që në 21 janar nuk pati vdekje aksidentale, po vrasje shtetërore. Por publikimi dje i transkriptit të një audioje ku flitet për armë zjarri dhe gatishmëri për zjarr sapo protestuesit të kalojnë gardhin, ndërkohë që katër dëshmorët e asaj dite të zymtë u vranë shumë larg gardhit të Kryeministrisë, kërkon reagimin e menjëhershëm të organeve të drejtësisë.

 

Ky është një fakt i ri që bërtet shumë fort për drejtësi në emër të viktimave, jetimëve, familjarëve dhe vetë demokracisë së përgjakur në 21 janar.

 

Advertisement

Nuk jam këtu për të bërë politikë sot, në ditën e homazheve që sot do të bëhen me një dritëz të re shprese se drejtësia e re do të hapë menjëherë hetimin e çështjes.

 

Jam këtu për të thënë se ne nuk kemi hequr e nuk do të heqim dorë kurrë nga drejtësia për 21 janarin, por drejtësinë e kërkojmë nga drejtësia. Sot edhe më shumë sepse ato zëra nga shpella e vrasjeve të asaj dite tragjike, flasin vetë edhe më shumë se sa të gjitha fjalët tona.”, u shpreh ndër të tjera Spiropali.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy