500 mijë dollarë për PD nga Rusia/ Kryemadhi: Kush ka ngrënë një lugë çorbë të prishur do vjellë gjithë jetën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
500 mijë dollarë për PD nga Rusia/ Kryemadhi: Kush ka ngrënë një lugë çorbë të prishur do vjellë gjithë jetën

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka folur pas takimit me ambasadoren amerikane Yuri Kim dhe Ilirjan Celibashin në ambientet e KQZ.

 

Për mediat, Kryemadhi tha se në takim nuk u përmendën emra sa i takon financimit rus në PD në vitin 2017.

 

Advertisement

Ajo shtoi se këto financime do të hetohen, ndërsa “thumboi” edhe Lulzim Bashën duke thënë se kush ka ngrënë një lugë çorbë të prishur do vjellë gjithë jetën.

 

Financimet ruse në të gjithë jetën politike dhe ekonomike sidomos në rajon normal që është bërë emergjente ngritja e barierave e këtyre financimeve ruse. Mendoj që kjo gjë është ajo që ne kemi ngritur me kohë unë kam 6 vite që e them për prezencën ruse në Shqipëri. Megjithatë më mirë vonë sesa kurrë, sa i përket financimeve mendoj se ka ardhur koha që të marrin eksperiencën e LSI—së të dalin nëpër media e të bëhen publike. Ligji për financimin e  partive politike ka nevojë për rishikim dhe rishqyrtim. Sepse duke e bërë burokratike stimulojmë paratë e pista që vijnë në mënyrë të fshehur. E përgëzoj takimin me ambasadoren e SHBA-ve, mendoj se bashkëpunimi ynë të vazhdojë më tutje. 

 

Advertisement

Takimi nuk përmendi emra, di të them që ka një proces që  duhet të hetohet, të dini që asgjë nuk rri pa dalë, kush e ka gëlltitur lugën e çorbës të prishur ka për të vjellë gjithë jetën”, tha Kryemadhi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy