60-vjetori i lindjes së Azem Hajdarit/ Berisha: Sot je më i gjallë se kurrë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
60-vjetori i lindjes së Azem Hajdarit/ Berisha: Sot je më i gjallë se kurrë

Kreu i Partisë Dermokratike Sali Berisha në aktivitetin me Grupimin Dhjetori ‘90, në përkujtim të “Heroit të Demokracisë”, Azem Hajdari, me rastin e 60 vjetorit të tij të lindjes është shprehur se Hadari ishte një ndër figurat  që kontribuoi më shumë në përmbysjen e diktaturës.

 

Berisha u shpreh se ceremonia që po mbahet është për t’i thënë heroit Adem Hajdarit se sot është më i gjallë se kurrë.

 

Advertisement

“Sot ne jemi mbledhur këtu për të festuar 60-vjetorin e ditëlindjes së Azem Hajdarit, njërit prej figurave më të shquara në historinë e lirisë së shqiptarëve. Njërit prej tribunëve të lirisë të kombit tonë. Njeriut që me guximin e tij, ia doli të kontribuojë më shumë se kushdo tjetër, në përmbysjen e diktaturës komuniste, ndërrimin e sistemeve, ndërrimin e epokave në Shqipëri.

 

Ditën që e përcollëm në banesën e fundit, nuk vajtuam dhe brohoritëm: Azem, ti je gjallë!

 

Advertisement

Ne jemi sot këtu për t’i dhënë Azem Hajdarit se do je më i gjallë se kurrë”, u shpreh Berisha.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy