7 Marsi, Veliaj përuron kopshtin e ri: Krenar për punën e mësuesve, përmirësojmë çdo stacion të jetës së njeriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +
7 Marsi, Veliaj përuron kopshtin e ri: Krenar për punën e mësuesve, përmirësojmë çdo stacion të jetës së njeriut

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, përuruan sot kopshtin më të ri në kryeqytet, “Zërat magjikë”, në zonën e Don Boskos. Kryebashkiaku falenderoi gjithë mësuesit dhe edukatorët që bëjnë punë fantastike me fëmijët, duke ju uruar edhe festën e 7 Marsit.

 

“Dua të shpreh mirënjohjen dhe respektin për të gjithë në këtë 7 mars, por edhe për ditën e nesërme, festën e grave. Ku ka më mirë se sa të kontribuosh që fëmijët tanë të kenë një jetë më të mirë, më cilësore dhe në kushte me standarde bashkëkohore. Ditë më të mira për kopshtet, shkollat dhe çerdhet e Tiranës ne nuk kemi pasur. Këtu ka qenë një landfill i madh. Njësia 9 fillonte tek rrethrrotullimi që quhej sheshi “Skënderbej” dhe mbaronte te “Bregu i Lumit”. Sot në mes të kësaj hapësire kemi ndërtuar dhe rindërtuar shumë shkolla, si shkolla “Jeronim De Rada”, shkolla “Hasan Vogli”, “Qazim Turdiu”, 2 shkolla fantastike, dhe qershia mbi tortë është ky kompleks. Këtu kemi një kampus, ku fëmijët rrinë në një ambient të sigurt, të ndarë në 3 hapësira me akses të ndryshëm: Kopshti, 9-vjeçare dhe gjimnazi. Nuk ke nevojë as të hipësh nëpër furgona, as të rrish nëpër trafik, as të rrish trotuareve, as të rrish nëpër kafe dhe lokale, është një arritje shumë e madhe”, tha Veliaj.

 

Advertisement

Veliaj tha se Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë në çdo stacion të jetës, duke e përmirësuar atë. Ai theksoi se e rëndësishme është e ardhmja e fëmijëve që do çojnë përpara Shqipërinë dhe Tiranën.

 

“E gjithë kjo punë shpërblehet, jo kur dëgjon zhurmën e cic-micit: “Jo, po s’është bërë asnjë shkollë” – se kush ka sy dhe kush di të numërojë me gishta, i numëron dhe dalin mbi 40. Thelbi është që të sigurohemi që çunat dhe gocat që do çojnë përpara Shqipërinë dhe Tiranën nesër, të jenë rritur mirë, të jenë rritur me dashuri, të dinë si të ushqehen, të jenë të shëndetshëm, të lozin në skuadër dhe ta çojnë më tej këtë punë të jashtëzakonshme. Pyetja që kemi është: Në çdo stacion të jetës, është bërë gjëja më e mirë? Nëse në secilin stacion mund të themi që po, i kemi përmirësuar gjërat, them që kemi kryer një mision jo të vogël. Dua që t’i falënderoj të gjitha edukatoret, e di që shpeshherë edhe ju keni qenë pjesë e këtyre debateve: “Jo, po pse na ndryshoni dietën? Jo, po pse na ndryshoni metodologjinë”. Ja ku jemi sot! Fëmijët hanë ushqim të shëndetshëm. E di që ndryshimi ndonjëherë vjen me një “obobo” të madhe, por shoqëritë ecin përpara se ndryshojnë. Shoqëritë që rrinë statike janë për muze”, tha Veliaj.

 

Advertisement

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu falenderoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës për punën e bërë në çerdhet, kopshtet dhe shkollat e kryeqytetit dhe jo vetëm.

 

“Dua që të falenderoj nga zemra të gjitha mësueset tona, edukatoret tona, që bëjnë një punë fantastike. Këtu kemi shkollën, kemi gjimnazin, kemi dhe kopshtin. Ajo çka ka bërë Bashkia e Tiranës në gjithë këto vite është jo vetëm për t’u përgëzuar, pasi në një kohë kaq të shpejtë ka ndërtuar kaq shumë shkolla, kaq shumë kopshte, kaq shumë çerdhe dhe ka përmirësuar jo vetëm kushtet e punës për gjithë ekipin e mësuesve, edukatorëve, por mbi të gjitha ka përmirësuar cilësinë e mirërritjes dhe të zhvillimit të fëmijëve tanë. Ju falenderoj kryetar për gjithë punën që keni bërë. Jam e bindur që do të bëhet akoma më shumë”, tha Manastirliu.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy