85 mijë lekë patenta?/ Reagon Blendi Gonxhe, ja si qëndron e vërteta

Pinterest LinkedIn Tumblr +
85 mijë lekë patenta?/ Reagon Blendi Gonxhe, ja si qëndron e vërteta

Drejtori i përgjithshëm i Transportit Rrugor Blendi Gonxhe ka reaguar pas aludimeve ne lidhje me zërat në mediat online se çmimi i patentës do të rritej në 85 mijë lekë të reja.

 

Përmes një postimi në rrjetin social, ai shprehet se nuk do të ketë as rritje dhe as dyfishim të kostos, por do rritet siguria e mësimdhënies.

 

Advertisement

Gonxhe shton se përmes akteve të reja ligjore, do t’i jepet fund informalitetit dhe evazionit fiskal.

 

 

As rritet e as dyfishohet çmimi i patentës! Eliminohet evazioni fiskal dhe informaliteti në sektorin e Autoshkollave!

Advertisement

Nuk rritet asnjë tarifë publike që lidhet me shërbimin dhe lëshimin e Leje Drejtimit!

Goditet fenomeni i sekserëve që kapin kursantë për ti përdorur Autoshkollat si Nipte apo sa për letra, pa u kryer procesi mësimor, duke iu shmangur kurseve në teori e praktikë, në këmbim të një pagese të ulët por të parregullt! Luftohet konkurrenca e pandershme dhe paligjshmëria!

Fiton Siguria Rrugore! Rriten standardet e mësimdhënies në Autoshkolla! Merr dinjitet dhe vlerë aktiviteti dhe misioni i Autoshkollave!”, shkruan Gonxhe.

 

Advertisement

Drejtori i përgjithshëm i Transportit Rrugor shtoi më tej se kurset gjysmake dhe punësimi në të zezë dhe në mënyrë fiktive është një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.

 

DPSHTRR zbaton aktet ligjore në fuqi që përcaktojnë programin e detyrueshëm zyrtar të përgatitjes në Autoshkolla, kryerjen e plotë dhe transparent të tij!

 

Advertisement

Siguria Rrugore kërkon Autoshkollim serioz, proces kritik që nuk mund të garantohet pa kushtet logjistike, kapacitetet teknike e didaktike që përkthehen në kosto të domosdoshme! Kurset gjysmake, shkollimi i munguar, kontratat fiktive, punësimi në të zezë ose fiktiv, regjistrat fiktivë të pjesëmarrjes në orët mësimore, janë parathënia e aksidenteve dhe fataliteteve rrugore, kostove sociale e ekonomike që tejkalojnë sektorin e Autoshkollave duke cënuar tërë shoqërinë, sigurinë publike dhe aspiratat integruese!

 

Marrëveshja DPSHTRR 🤝 DPT 🤝 Shoqatat e Autoshkollave është investimi më i fortë për cilësi Autoshkollimi, mbrojtje konsumatori e Siguri Rrugore!”, përfundoi Gonxhe reagimin e tij në Facebook.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy