“Afera e inceneratorëve s’mund të mbyllet me këto arrestime”/ Tabaku: Ja çfarë po përgatit PD

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Afera e inceneratorëve s’mund të mbyllet me këto arrestime”/ Tabaku: Ja çfarë po përgatit PD

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku shprehet se ekspertët ligjorë të PD-së po përgatisin një shtesë kallëzimi penal, ku analizohen sipas saj në mënyrë të detajuar përgjegjësitë e Ramës, Arben Ahmetaj, Ëngjëll Agaçit dhe Armando Subashit në procedurat për shpronësimin e tokës për inceneratorin e Fierit.

 

Tabaku shprehet se afera e inceneratorëve nuk mund të mbyllet me ish-ministrin Koka dhe ish-deputetin Bllako.

 

Advertisement

“Partia Demokratike ka faktuar tashmë përgjegjësinë ligjore dhe penale të kryebashkiakut Subashi, sekretarit të Qeverisë Agaçi, ministrit Ahmetaj dhe kryeministrit Rama në procedurat e shpronësimit të tokës për inceneratorin e Fierit. Megjithatë, ne vijim edhe të fakteve të reja të bëra publike, ekspertet ligjorë të Partisë Demokratike po përgatisin një shtesë kallëzimi penal, ku analizohen në mënyrë të detajuar përgjegjësitë e Ramës, Ahmetaj, Agaçit dhe Subashit. Afera e inceneratorëve nuk mund të mbyllet me ish-ministrin Koka dhe ish-deputetin Bllako, ata ishin hallkat e fundit të një zinxhiri të lartë politikanësh të lartë, që fillonin nga zyra e kryeministrit dhe vijonin në zyrat e ministrive deri në bashkinë Fier. Dëshmia e Administratorit në Komisionin Hetimor tregoi se 23 mln euro për punë të papaguara askush nuk e di si janë realizuar! Janë 3 inceneratorë. 1 Grup i Strukturuar Kriminal dhe 430 mln”, shkruan Tabaku.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy