
Policia e Tiranës ka vënë në pranga 61-vjeçarin i cili gjatë punës aksidentoi punonjësin e Megatek. Ky i fundit si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në Spitalin e Traumës.
61-vjeçari i arrestuar akuzohet se ka shkelur rregullat e mbrojtjes në punë. Gjatë punës, viktima raportohet se ka rënë nga mjeti pirun që po drejtonte dhe më pas është aksidentuar nga 61-vjeçari.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin E. D., 61 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Ky shtetas, ditën e djeshme, duke drejtuar një mjet pune (pirun) dyshohet se aksidentalisht ka dëmtuar shtetasin L. D., i cili ka humbur jetën më pas, në Spitalin e Traumës.