“Aktivisti” po shqyrtohet në KQZ/ Celibashi: Do marrim vendim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Aktivisti” po shqyrtohet në KQZ/ Celibashi: Do marrim vendim

Komisioneri i KQZ, Ilirian Celibashi në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus bëri me dije se institucioni që ai shqyrton ka marrë në vlerësim kërkesën e PD për aplikacionin “Aktivisti”.

 

Celibashi deklaroi se KQZ ka nisur vlerësimin e këtij shqetësimi dhe aktualisht po mbledh informacione nëse ky aplikacion përbën shkelje të Kodit Zgjedhor apo legjislacionit në tërësi.

 

Advertisement

Komisioneri i KQZ shtoi se konkluzioni i këtyre informacioneve do të bëhet me dije përpara zgjedhjeve vendore, pasi në të kundërt nuk do të kishte vlerë.

 

“Është përcjellë ky shqetësim nga PD në KQZ. Ne jemi në një proces vlerësimi të kësaj kërkese dhe shqetësimi. Jemi duke kërkuar informacion së pari nga PS për të cilën pretendohet se është pronare e këtij aplikacioni, por edhe nga institucione të tjera të cilat në një mënyrë ose një tjetër mund të japim informacion në lidhje me se çfarë përfaqëson ky aplikacion dhe nëse ky aplikacion përbën cënim të ligjit zgjedhor apo pjesës tjetër të legjislacionit. Përsa i përket KQZ ne do duhet të verifikojmë dhe vlerësojmë nëse ky aplikacion dhe përdorimi i tij cënon aspekte të caktuara të Kodit Zgjedhor”, tha ai. “Shpresojmë që të kemi një vendimmarrje para fillimit të fushatës”, shtoi ai.

 

Advertisement

Nga ana tjetër, Celibashi bëri me dije se risia e këtyre zgjedhjeve do të jetë votimi elektronik në 3 bashki të vendit, Elbasan, Kamëz dhe Vorë. Sipas tij, objektivi është që rezultati për krerët e bashkive dhe anëtarëve të Këshillave Bashkiakë të bëhet i ditur brenda 1 ore nga përfundimi i orarit zyrtar të votimit.

 

Megjithatë, ai bëri me dije se ky sistem ende nuk është implementuar totalisht.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy