Akuzat për lidhje me McGonigal/ Rama: Shpifje ekstreme nga figura të diskretituara politike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Akuzat për lidhje me McGonigal/ Rama: Shpifje ekstreme nga figura të diskretituara politike

Kryeministri Edi Rama nuk ka qenë i pranishëm në seancën e sotme plemare, ku ishte parashikuar të mbahej interpelanca e kërkuar nga grupi i Alibeajt për çështjen “McGonigal”.

 

Rama ja delegoi kompetencat për interpelancë ministres Elisa Spiropali, ndërsa opozita e ka kundërshtuar këtë gjë, duke kërkuar me ngulm kryeministrin.

 

Advertisement

Vetë Rama ka reaguar në një postim në Tëitter, ku shprehet se akuzat e opozitës se ka korruptuar ish agjentin e FBI-së janë shpifje ekstreme nga figura të diskretituara politike.

 

Një abuzim total me lirinë e fjalës,me të vërtetën,me publikun,në një dëshpërim total moral, politik, elektoral, ku me shpifje ekstreme synohet manipulimi i opinionit me një çështje të hetuar nga drejtësia amerikane që ka shkuar në gjykatë e që s’ka asnjë lloj lidhje me ne këtu!

 

Advertisement

Kush i ka dy fije mend e kupton se ç’është e tërë kjo histeri vetëgjyqësie politike e mediatike,mbi një gjyq në Amerikë për një zyrtar të FBI të cilin drejtësia e nongratave këtu pretendon se është korruptuar nga unë, ndërkohë që drejtësia amerikane s’ka asnjë akuzë a pretendim.

 

Kjo është një tallje e madhe dhe e shpifur e politikës pa din e as iman me ata që i shkojnë mbrapa kësaj politike figurash të diskredituara, të cilët duan të mbulojnë diellin me shoshë, ndërkohë që marrëdhëniet tona me SHBA dhe institucionet amerikane janë më të forta se kurrë”, shkruan Rama.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy