Albin Kurti tërheq propozimin për të sjellë ambasadorin skandaloz në Shqipëri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Albin Kurti tërheq propozimin për të sjellë ambasadorin skandaloz në Shqipëri

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka tërhequr pas propozimin për të emëruar në Shqipëri si ambasador të Kosovës Idriz Zeqirajn.

Gjatë ditëve të fundit është njoftuar përmes medias së Kosovës se Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla- Schwarz kishte përzgjedhur për ambasador në Shqipëri, Zeqirajn me banim në Gjermani, i vetëshpallur si njohës i çështjeve politike.

Zeqiraj, i akuzuar në të shkuarën si i infiltruar i UDB-së në radhët e Sigurimit të Shtetit Shqiptar gjatë diktaturës, është një figurë e kritikuar ashpër brenda jetës publike në Kosovë pasi çmendurisht kërkonte që aeroportit të Prishtinës t’i hiqej emri i Adem Jasharit sepse sipas tij, ky ishte thjesht një hero lokalist i mbivlerësuar.

Pas minimizimit që i ka bërë publikisht figurës së heroit legjendar Adem Jashari, duket se obsesioni publik i ambasadorit të ardhshëm të Kosovës në Shqipëri, është pikërisht kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Advertisement

Në shkrimet e tij, Zeqiraj etiketon dhe akuzon si bashkëpunëtor të Serbisë dhe Presidentit Serb, kryeministrin Rama, ndonëse vetë ai nuk jep e zbulon ndonjë provë të përfshirjes së Ramës në pazare me Vucic.

Ndërkohë, në vendimet e fundit të qeverisë “Kurti” mësohet se:

Ambasadori Ilir Dugolli është propozuar për t’u vënë në krye të Ambasadës në Shtetet e Bashkuara, ambasadori Skënder Durmishi për në Ambasadën në Shqipëri, ambasadori Sabri Kiçmari për në Ambasadën në Japoni, ambasadori Albert Prenkaj për në Ambasadën në Senegal, ambasadori Fuad Morina në Emiratet e Bashkuara Arabe, ambasadori Valdet Sadiku në Slloveni, Albesjana Iberhysaj Kapitaj në Çeki, Gjeneza Budima në Hungari dhe ambasadorja Arjana Zherka në Mal të Zi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy