Alibeaj ankohet tek Glover: Kandidatëve të PD iu bëhet presion presion, PS përdor burimet shtetërore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Alibeaj ankohet tek Glover: Kandidatëve të PD iu bëhet presion presion, PS përdor burimet shtetërore

Kryetari në detyrë i PD, Enkelejd Alibeaj, i ka përcjellë misionit të Odihr shqetësimet e tij për procesin e përgatitjes së zgjedhjeve lokale.

 

Mes problematikave të këtij procesi, Alibeaj ka numëruar edhe situatën brenda Partisë Demokratike.

 

Advertisement

 

ENKELEJD ALIBEAJ

KRYETAR NE DETYRE, PD

“I bëra të qartë të shkeljet ligjore të bëra nga KQZ që nga momenti i mosregjistrimit të PD-së, nga momenti i zvarritjes në KQZ. Problemin e dimë të gjithë, fakti që ne qëndrojmë në seli të marrë me qira dhe se selia jonë është e zaptuar në mënyrë të paligjshme.

Advertisement

 

Alibeaj ka shpjeguar se PD garon me 14 kandidatë në të gjithë vendin, për shkak të presionit që është ushtruar mbi kandidatët.

 

 

Advertisement

“Demokratë deri dje kanë qenë bashkë kundër qeverisë, sot ndodhen edhe nën presion ndaj ish-kolegëve, të shitur, të blerë, ju konsideroni se kjo nuk është atmosferë mbytëse.”

 

Nga ana tjetër, Alibeaj ka denoncuar tek misioni i Odihr përdorimin, sipas tij, të burimeve shtetërore në funksion të zgjedhjeve lokale të 14 majit.

 

Advertisement

 

“437 mln euro tendera është hapur nga kjo qeveri vetëm në këto dy muaj, 3100 punësime janë bërë, rritja e pensioneve, rritja e pagës minimale, 1900 mijë njerëz në administratën publike për shkak të rritjes së habitshme të pagës janë të injektuar në vullnetin e tyre dhe kanë deformuar vullnetin e tyre për zgjedhje.”

 

Një ditë më parë, Enkelejd Alibeaj hapi fushatën e PD, duke prezantuar Roland Bejkon si kandidat për bashkinë e Tiranës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy