Alibeaj bën thirrje për bashkim/ Kërkon votën për Agron Kapllanajn në Mallakastër

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Alibeaj bën thirrje për bashkim/ Kërkon votën për Agron Kapllanajn në Mallakastër

Kryetari në detyrë i PD Enkelejd Alibeaj kërkoi në Mallakastër votën e qytetarëve për Agron Kapllanaj në 14 maj duke deklaruar se ai është kandidati që do tu shërbejë qytetarëve.

 

Për herë të parë Alibeaj bëri thirrje për bashkim rreth kandidaturës së Kapllanajt, duke mos kritikuar në asnjë moment as Sali Berishën e as Ilir Metën.

 

Advertisement

ENKELEJD ALIBEAJ

 

KRYETAR NE DETYRE, PD

 

Advertisement

“Sot është momenti që ajo qe ka ndodhur brenda familjes sonë të lihet mënjane. Duke i bërë thirrje të gjithë demokratëve, të cilët njësoj si ne, si atyre njerezve që kane qëndruar tek vlerat dhe tek logo dhe tek sigla e PD vuajnë të njëjtin regjim. Vuajnë shpopullimin, çmimet e larta, ekonominë gjithmonë e përtokë, papunesinë, i vuajnë te gjithë. E për këtë arsye u flasim shqiptarëve.”

 

Sipas Alibeajt sot problemi me i madh në vend është kryeministri Edi Rama.

 

Advertisement

“Sot e keqja më e madhe është Edi Rama  dhe regjimi i tij. E për këtë arsye do të duhet të bëhemi të gjithë bashkë e të lëmë ato grindjet e vogla, divergjencat e vogla, t’i lëmë pas kurrizit sepse është emergjente. Për shqiptarët, për mallakastriotët është emergjente që të përballemi me regjimin atje lartë por edhe këtu poshtë”

 

Alibeaj u kërkoi ndjesë banorëve të Mallakastrës për bojkotin e zgjedhjeve të vitit 2019.

 

Advertisement

“I braktisëm në fakt zgjedhjet lokale të 2019-ës, e në fakt rezultoi që ishte një lëvizje e gabuar. Ndjesë për këtë veprim që bëmë në atë kohë, jo se thjesht dhe vetëm pamë atë se çishte konjektura politike e momentit, por ajo se çfarë ndodhi realisht, ishte në një farë mënyr, I lamë vetëm qytetarët e Mallakastrës.”

 

Bashkia e Mallkastrës përfaqëson betejën më të fortë për Enkelejd Alibeajn që sot mban logon e PD.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy