Antibiotikët përdoren pa kriter/ Mjekët: Jo mjekime pa u konsultuar me specialistët

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjatë periudhës së pandemisë përdorimi i antibiotikëve u dyfishua. Por edhe pas saj, për një grip apo virozë të stinës qytetarët shkojnë në farmaci dhe marrin ilaçet me te forta, që në fakt nuk bëjnë gjë tjetër veçse krijojnë rezistencë mikrobiale të pacienti.

 

 

Mjekët vërejnë shtim të rasteve ku antibiotikët kanë sjellë problem me imunitetin, duke vështirësuar trajtimin e pacientëve.

Advertisement

 

 

BESAR HYSI 

MJEK FAMILJE

Advertisement

“Antibiotikët nuk duhen marrë kur keni simptoma gripi, por vetëm kur kemi mbivendosje bakteriale, prekje të mushkërive. Nuk mund të përdoren pa masë pa kriter. Përdorimi i madh i antibiotikëvë ka ndodhur edhe gjatë periudhës së pandemisë.”

 

 

Plani i masave i njoftuar nga ministria e shëndetësisë për sa i përket luftës kundër antibiotiko-rezistencës sipas mjekëve do ti vërë fre abuzimit.

Advertisement

 

 

BESAR HYSI 

MJEK FAMILJE

Advertisement

“Kohët e fundit  nuk është se kemi pasur raste që të na vijnë me antibiotikë me vete, pa recetë pa rekomandim e mjekut. Edhe ministria ka bërë një gjë shumë të mirë që ka nxjerrë këtë urdhër dhe kontroll që antibiotiokët mos të jepen pa kontroll dhe pa konsula me mjekun”.

 

 

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit të survejancës, ku mbi 60% e rasteve me gonorea, një sëmundje e zakonshme seksualisht e transmetueshme, ka treguar rezistencë ndaj një prej antibakterialëve më të përdorur.

Advertisement

 

 

Ndërsa në mbi 20% të rasteve me (sherikia koli ) E.coli, patogjeni më i zakonshëm në infeksionet e traktit urinar, është rezistent ndaj gjeneratës së parë dhe të dytë të antibiotikëve.

 

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy