
Gjykata e Apelit refuzoi për të disatën herë ndryshimin e masës se sigurisë ndaj Fredi Belerit . Në sallën e gjyqit ishin ambasadorja Greke, Kostantina Kamitsu, kreu i PBDNJ, Vagjel Dule, por edhe vëzhgues nga Këshilli i Europës.
Jam ish-kryetar i dhomës së avokatisë dhe të drejtës evropiane.Mendojmë se ishte një ditë e rëndësishëm për shtetin e së drejtës dhe për të drejtat e njeriut në Shqipëri dhe BE. Këshilli Europian dëshiron të shikojë dhe dëgjojë çfarë po ndodh.
Pas daljes së vendimit për të zgjedhurin e Himarës, një qytetar iu drejtua diplomates greke duke thënë se po merret në mbrojtje një vrasës.
Të enjten e javës së kaluar, gjykata vendosi të nisë shqyrtimin gjyqësor të dosjes së kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës që akuzohet për krime zgjedhore.
Fredi Beleri u arrestua në flagrancë për blerje votash 48 ore përpara se të niste procesi i votimit.