Apeli pret dosjet e rretheve/ Gjykimi i mbi 30 mijë çështjeve do të kërkojë vite

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Apeli pret dosjet e rretheve/ Gjykimi i mbi 30 mijë çështjeve do të kërkojë vite

Pas miratimit të hartës së re gjyqësore, 5 gjykata të Apelit në rrethe do të pushojnë së ekzistuari për t’iu bashkuar ne një të vetme në kryeqytet, e tashmë kanë filluar përgatitjet.

 

“Ndodhemi në katin e nëndheshëm të Gjykatës së Apelit, Tiranë. Do të jetë ky mjedisi ku do të sistemohen dosjet e ardhura nga pesë Apelet e rretheve, në atë që në 1 shkurt do të quhet Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm.”

 

Advertisement

 


LERTIDA BALILI
KANCELARE E GJYKATËS SË APELIT, TIRANË


Kjo është një hapësirat ku do të sistemohen dosjet gjyqësore. Përveç kësaj hapësire në katin nëndhe kemi edhe 10 hapësira të tjera që do shërbejnë për sistemimin e dosjeve gjyqësore që do vijnë nga Gjykatat e Apeleve të rretheve si dhe nga dosjet gjyqësore që ne kemi aktualisht në Gjyktën e Apelit, Tiranë. Këto hapësira do shërbejnë për sistemimin e dosjeve gjyqësore, do të kenë rafte metalike në të cilën do vendosen gjithë dosjet gjyqësore, sipas datës së regjistrimit pranë Gjykatës së Apelit.
Kjo është një sallë gjykimi, e cila do të përdoret për masat e sigurimit që janë çështje me afat. Të paraburgosurit hyjnë nga pjesa tjetër anësore e Gjykatës kanë pjesën e tyre të sistemimit, e prej andej kalojnë këtu për gjykimin e masave të sigurimit.

 

Advertisement

 

Sfida me e madhe per institucionin e ri te sistemit te drejtesise eshte zgjidhja per numrin e madh te ceshtjeve qe presin te gjykohen

 

 

Advertisement


LERTIDA BALILI
KANCELARE E GJYKATËS SË APELIT, TIRANË

Pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, janë gjithsej 20 mijë çështje gjyqësore të regjistruara dhe të paplanifikuara për gjykim. Këto janë të gjitha çështje civile dhe penale. Nga gjykatat e Apeleve të rretheve akoma nuk ka filluar trasportimi i dosjeve gjyqësore. Pritet të bashkohen rreth 12 mijë dosje gjyqësore nga rrethet, së bashku me dosjet që kemi, diku te 32 mijë dosje gjyqësore do ketë në datën 1 shkurt 2023.

 

 


EDLIRA PETRI
GJYQTARE E APELIT, TIRANË

Advertisement

 Me qëllim që fillimi i bashkimit të mos krijojë një terren bosh në dhënien e drejtësisë, të mos kemi vakum në zhvillim të proceseve gjyqësore, janë ftuar gjyqtarët, janë udhëzuar gjyqtarët që të bëjnë një planifikim të gjykimeve deri në fund të muajit dhjetor deri në periudhën që do të pasojë bashkimin. Ama do të përjashtohen nga rishortimi të gjitha çështjet që gjyqtarët sot pavarësisht ku e ushtrojnë veprimtarinë, i kanë filluar së gjykuari dhe nuk kanë përfunduar apo i kanë planifikuar për tu gjykuar.

 

 

 

Advertisement

Një mënyrë për t’i dhënë fryëmarrje gjykatave sipas gjyqtares Edlira Petri është edhe ajo përmes aministisë penale.

 

 


EDLIRA PETRI
GJYQTARE E APELIT, TIRANË

Advertisement


Mirëpresim në çdo rast edhe një amnisti nga kuvendi i Shqipërisë, që do të ishte një zgjidhje e arsyeshme edhe u bë kohë e gjatë që nuk kemi një amnisti. Bëhet fjalë gjithmonë për dënime deri në dy vjet burgim të mbetura pa kryer, sikundër do të ishte edhe rasti i amnistimit të veprave penale që parashikojnë dënime të ngjashme. Kjo do të ishte një çlirim edhe i ngarkesës të shtuar në gjykatat e Apelit edhe në gjykatat e Apelit. Kalimi i një kohe të gjatë për të gjykuar një vepër penale, humbet dhe aktualitetin dhe shoqëria nuk është se fiton nga një dënim i dhënë me vonesë. Autorë të ndryshëm të veprave penale, edhe nëse e kanë kryer një vepër të tillë, nuk u shërben. Drejtësia e vonuar në këto raste, nuk është se frytdhënëse.

 

 

Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm pritet t’i bashkohen edhe 14 gjyqtarë, për ta cuar numrin total të tyre në 26.Por gjithsesi ulja e mbingarkeses ne gjykimin e dosjeve do te kerkoje vite.

Advertisement

 

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy