
Autoriteti Rrugor Shqiptar do të nisë rikonstruksionin e 27 urave në të gjithë vendin, ndërsa 3 do të ndërtohen nga e para. Bëhet fjalë për një projekt me bankën botërore me një fond prej 100 mln euro, që do të zgjatet për 7 vite.
Kreu i ARRSH-së, Evis Berberi, sqaron se urat e përzgjedhura janë mbi 50 vite ndërtim, ndërsa janë marrë në konsideratë dhe dy elementë të tjerë.
Ne pamë që pas tërmetit urat që ishin mbi 50 vite ndëtim e sipër patë dëmtime. Ndaj gjëndja e tyre pas tërmetit ishte një nga kriterët e përzgjedhjes për të qënë pjesë e projektit për rikonstruksion. Paralelisht është marrë në konsideratë edhe fluski I qarkullimti që ato kanë, duke qënë se bëhët fjalë për ura në rrugët nacionale.-sqaroi Berberi
Tre janë urat e para ku do të ndërhyhet këtë vit, një në Tiranë dhe dy në jug.
Filimishit do të nisim me urën e Beshirit që ka pësuar dëmtime nga tërmeti, më pas me urën e Viroit e më tej me atë të Tepelenes për shkak dhe të fluksit të madh të trafikut që mban.
Pjesë e rikonstruksionit do të jenë dhe ura e Matit, Selenicës, ajo e Lekajt etj. Sipas të dhënave nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, në çdo rast, gjendja aktuale e urave nuk përbën rrezik për qarkullim.