ARRSH riparon mbikalimin e Sukthit, devijohet qarkullimi para mesnatës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
ARRSH riparon mbikalimin e Sukthit, devijohet qarkullimi para mesnatës

Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi sot se qarkullimi i mjeteve do të bllokohet në mbikalimin metalik të Sukthit për 1 orë, rreth mesnatës.

 

 

Sipas ARRSH-së, në orën 22:00 deri në orën 23:00 do të ndalohet qarkullimi pasi do të bëhet riparimi i dëmtimit nga një aksident rrugor i ndodhur së fundmi.

Advertisement

 

 

”Mbikalimi metalik i Sukthit u dëmtua si pasojë e një aksidenti duke shkëputur komplet pjesën kaluese nga elementet anësore/rampat e shkallëve. Sot në orën 22.00 deri në orën 23:00 do të bëhet montimi i elementit horizontal. Ky proces kërkon që rruga në të dyja senset e lëvizjes të bllokohet për 1 orë”, informoi ARRSH.

 

Advertisement

 

Ndërkohë, ARRSH bëri të ditur se lëvizja e mjeteve gjatë kësaj kohe do të realizohet nëpërmjet rrugëve alternative.

 

 

Advertisement

Sensi i lëvizjes Tiranë-Durrës do të devijohet në daljen qendër Sukth dhe do vazhdojë lëvizjen drejt Durrësit në segmentin e vjetër Tiranë-Durrës.

 

 

Sensi i lëvizjes Durrës-Tiranë do devijohet në segmentin e vjetër Durrës-Tiranë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy