Artur Bushi 2 orë në SPAK, kryebashkiaku i Krujës u denoncua nga një biznesmen

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Artur Bushi 2 orë në SPAK, kryebashkiaku i Krujës u denoncua nga një biznesmen

Përreth 2 orë kryetari i bashkisë së Krujës, Artur Bushi u mor në pyetje nga SPAK.

 

Mësohet se ai është kallëzuar nga pronari i një biznesi, i cili pretendon se është gjobitur 3 herë në mënyrë antiligjore.

 

Advertisement

Bushi nuk pranoi të fliste për mediat por ka reaguar përmes një postimi në facebook duke mohuar se gjobat janë vënë padrejtësisht.

 

Dhashë shpjegimet e mia në përgjigje të ftesës së prokurorisë për tre ndertime pa leje të bëra nga një qytetar!

 

Advertisement

Thirrja në SPAK ishte vetëm për këtë pjesë dhe nuk ka asnjë lidhje me procedurat e prokurimeve dhe tenderave publike,-shprehet kreu i bashkisë Krujë.

 

Po ashtu ditën e djeshme në spak është paraqitur edhe ish-kreu i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ndërsa nuk dihen arsyet e marrjet ne pyetje nga prokuroret.

 

Advertisement

Nderkohe 2 ditë më parë u arrestua me urdhër të SPAK kryebashkiaku i Bulqizes, Lefter Alla për abuzim me tenderat.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy