
Kushtetuesja ka rrëzuar padinë e Naureda Llagamit dhe tani nuk ka asnjë pengesë që Presidenti Bajram Begaj të organizojë ceremoninë e betimit për Asim Vokshin, anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese.
Gjyqtarët nuk e legjitimuan Naureda Llagamin për të vënë në lëvizje Kushtetuesen, duke i dhënë fund debatit për anëtarin e ri të kësaj gjykate.
Më datë 30 shtator, Gjykata e Lartë zgjodhi si anëtar të Kushtetueses gjyqtarin Asim Vokshi. Por kandidatja për këtë post, Naureda Llagami, kërkoi shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Lartë fillimisht në Gjykatën Administrative dhe më pas në Kushtetuese.
Sot kjo e fundit rrëzoi ankimimin e Naureda Llagamit, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Lartë.
Vokshi do të zërë vendin e Holta Zaçajt, të cilës i përfundoi mandati në muajin mars. /vizionplus.tv