Avancon zjarri në ‘Ishullin e Sazanit’/ Ministria e Mbrojtjes: Rrezikohet ish-reparti ushtarak me municione të pa shpërthyera

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Avancon zjarri në ‘Ishullin e Sazanit’/ Ministria e Mbrojtjes: Rrezikohet ish-reparti ushtarak me municione të pa shpërthyera

Vatrat e zjarrit në ‘Ishullin e Sazanit’ vazhdojnë të jenë aktive ende, edhe pse prej disa orësh efektivët po luftojnë për shuarjen e tyre.

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se si pasojë e riaktivizimit, flakët po i afrohen një ish-baze ushtarake me municione të pashpërthyera në pjesën jugore të ishullit.

 

Terreni dhe bimësia e dendur e kanë vështirësuar shuarjen e flakëve ndërsa në zonë do të dërgohen trupa shtesë dhe do të zëvendësohen ata që kanë punuar përgjatë ditës.

Advertisement

 

 

Njoftimi nga Ministria e Mbrojtjes: 

 

Advertisement

Si pasojë e riaktivizimit të vatrës së zjarrit në zonën jugore të ishullit të Sazanit, që prej mesditës së të dielës, 61 efektivë të Forcës Detare dhe asaj Tokësore, por edhe punonjës të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura dhe forcat zjarrfikëse të Vlorës janë angazhuar për shuarjen e flakëve në ishull.
Terreni dhe bimësia e dendur kanë vështirësuar tej mase ndërhyrjen e trupave, ndërkohë që si një ish-repart ushtarak, rrezik paraqesin dhe municionet e pashpërthyera.
Trupat në terren vazhdojnë përpjekjet edhe gjatë orëve të pasdites, ndërkohë që janë marrë masa për zëvendësimin dhe shtimin e tyre.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy